Icoone Laser MED

Përshkrimi i shërbimit

  1. Çfarë është?

Trajtimi Icoone Laser MED është një metodë inovative për përmirësimin e pamjes dhe shëndetit të lëkurës duke përdorur teknologjinë e laserit. Kjo procedurë përdor një kombinim të laserit të avancuar dhe teknikave të masazhit për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, për të reduktuar celulitin dhe shenjat e plakjes, si dhe për të promovuar shëndetin e përgjithshëm të lëkurës.

  1. Avantazhet
  • Përmirëson elasticitetin e lëkurës: Përdorimi i teknologjisë së laserit bashkë me masazhin ndihmon në forcimin e strukturës së lëkurës dhe rritjen e elasticitetit të saj.
  • Redukton celulitin: Procedura ndihmon në shkrirjen e yndyrës nën lëkurë dhe zvogëlon pamjen e celulitit në zonat problematike të trupit.
  • Zvogëlon shenjat e plakjes: Laseri ndihmon në rregullimin e prodhimin e kolagjenit, duke reduktuar rrudhat dhe shenjat e tjera të plakjes në lëkurë.
  • Përmirëson qarkullimin e gjakut: I krijuar për të stimuluar qarkullimin e gjakut limfatik dhe të gjakut ky trajtim ndihmon në tonifikimiin dhe riformimin e këmbëve duke dhënë një ndjenjë të menjëhershme lehtësise.
  • Konturon dhe tonifikon trupin: Punon depozitat e dhjamit kokfortë, konturon trupin dhe i jep një figurë në harmoni të re dhe teje të vecantë.
  • Drenazhi Limfatik: Duke kryer një trajtim simetrik me dy doreza në të njëjtën kohë, icoone lejon kullimin e plotë të të gjithë trupit, stimulon oksigjenimin e menjëhershëm të indeve, përmirëson mikroqarkullimin e gjakut, nxit eleminimin e mbetjeve metabolike dhe lëngjve.
  • Redukton masen dhjamore dhe një sërë kategori të benefiteve të tjera si:
    • Trajton problemet vaskulare, trajton lekurat qe kane tendece kapilare, relakson dhimbjen e zones se pasme te qafes, ndihmon ne relaksimin e muskujve, trajton inflamacionet traumatike, trajton plaget e operacionit dhe shenjat e djegura.
    • Ndihmon në qarkullimin e Gjakut: Icoone është mjaft efektiv në përmirësimin dhe përforcimin masiv të kapilarëve të gjakut. Lehtëson dhimbjet e këmbëve dhe të artikulacioneve në trup.Gjithashtu mundeson shkarkimin e ujërave të tepërta dhe redukton ndjenjën e fryrjes në trup.
    • Efektivë tek Gratë Shtatzëna: Benefite të shumta nga icoone për gratë shtatzanisë duke lehtësuar qarkullimin e gjakut, lehtësimin e dhimbjeve të këmbëve, parandalimin njollave, përmirësimin e funksionit venoz, rivendosjen e sistemit limfatik, elasticitetin e indeve. Përdorimi i icoone gjatë shtatzanisë këshillohet të përdoret pas muajit të 3-të t shtatëzanisë dhe pas lindjes këshillohet pas muajt të 2-të lindjes.

Procedura për këtë shërbim

  • Fillimisht, një konsultim me një specialist është i nevojshëm për të vlerësuar gjendjen e lëkurës dhe për të përcaktuar trajtimin më të përshtatshëm.